Di Caprio i lumtur me Vittoria Ceretti, nuk e ka ndërmend të martohet

Leonardo DiCaprio “nuk e mendon ndonjëherë të martohet”.

Aktori 50-vjeçar është i lidhur me modelen italiane Vittoria Ceretti, por “është i lumtur sesi janë gjërat mes tyre. Leo nuk e ndien nevojën që të vendosin unazën për t’i zyrtarizuar gjërat në sytë e tij”, thotë një burim për Page Six.

 

Yllit të filmave “i pëlqen shumë të kalojë kohë me Vittoria-n por nuk e sheh veten si bashkëshort”.

DiCaprio dhe 26-vjeçarja u njohën në Festivalin e Filmit në Kanë në maj të vitit 2023, vetëm një muaj para finalizimit të divorcit të saj nga DJ Matteo Milleri.

Ata u panë bashkë në plazhin e St. Barts pak pasi kishin kaluar disa pushime bashkë në Los Angeles.

Përpara modeles, DiCaprio pati një lidhje me Gigi Hadid dhe me Camila Morrone, me të cilën ishte i lidhur për 4 vjet para se të ndaheshin në verën e 2022-shit.

 

Ceretti u martua me DJ 36-vjeçar në janar 2020. Nuk është e qartë se kur u ndanë, por rreth fundit të vitit 2022 ajo nuk po postonte më foto të tijat derisa u ndanë zyrtarisht një vit më vonë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top