Analiza e BIRN/ Bashkia e Fushë-Arrëzit, garë e hapur për 14 majin

Bashkia e vogël e Fushë-Arrëzit në zonën malore të veriut të Shqipërisë është një nga bashkitë me tkurrje të konsiderueshme demografike. Regjistri i saj civil numëronte gati 9200 votues në vitin 2015, nga të cilët, 5500 morën pjesë në zgjedhje. Në vitin 2021, numri i votuesve ra në 8700 ndërsa pjesëmarrësit në zgjedhje u reduktuan në 4200 vetë.

Reduktimi i votuesve potencialë nuk i ka penguar 15 parti të garojnë për 15 postet e këshillit bashkiak të kësaj bashkie, duke vendosur në lista plot 242 kandidatë.

Votimet për anëtarët e Këshillit Bashkiak bëhen sipas sistemit të listave të mbyllura, në të cilat, qytetarët votojnë një parti, e cila ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një listë. Të parët në listat e secilës parti kanë shans real për t’u zgjedhur.

Në garë për postin e kryetarit të bashkisë në këto zgjedhje janë kryetari aktual, Fran Tuci, i cili kërkon një mandat të tretë për Partinë Socialiste dhe Hil Curri nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Fran Tuci fitoi zgjedhjet e vitit 2015 kur socialistët garonin në aleancë me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Rezultati ishte i ngushtë, ai mori vetëm 66 vota më shumë se sa kundërshtari demokrat ndërsa në zgjedhjet e mëvona, votat në Fushë-Arrëz u pakësuan për të dyja palët, por për socialistët, edhe më shumë. Në zgjedhjet e vitit 2021, në nivel bashkie, demokratët dhe aleatët e tyre aktualë, Lëvizja Socialiste për Integrim, morën bashkë 213 vota më shumë se sa socialistët, gjë që e lë të hapur garën e 14 majit për Fushë-Arrëzin.

Fushë-Arrëzi shtrihet në një terren malor prej 540 kilometrash katrore dhe ka në përbërje 5 Njësi Administrative: Fushë-Arrëz, Fierzë, Blerim, Qafë-Mali dhe Iballë. Bashkia ka rreth 210 të punësuar aktualisht, duke e bërë atë punësuesin kryesor në këtë zonë ku industria është e paktë dhe terreni i vështirë për bujqësi. /Reporter.al

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top