Kthimi i emigrantëve pas festave/ Fluks largimesh në Morinë

Pikat kufitare kryesore në vend po regjistrojnë sërish fluks të lartë lëvizjesh. Me mbarimin e festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë filluar të largohen duke krijuar radhë të gjata. Në pikën kufitare të Morinës, kanë kaluar rreth 32 mijë qytetarë përgjatë 24 orëve të fundit.

Megjithatë, nuk raportohet për vonesa në kufij, falë marrëveshjes së lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Mësohet se aktualisht po punohet me 8 sportele gjithsej nga të dyja anët e kufirit, 4 të tjerë janë në dispozicion kur fluksi të jetë më i lartë.

Bëhet me dije se aktualisht janë regjistruar rreth 16,452 qytetarë dhe 5,630 automjete në hyrje të Shqipërisë, ndërsa 15,208 qytetarë dhe 5,116 automjete në dalje.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top