Courtois i alarmuar për kalendarin e ngarkuar: “Pushimet e ardhshme do jenë në 2027”

Thibaut Courtois ka rihapur debatin mbi kalendarin e ngarkuar që do të përballet me Real Madrid dhe Belgjikën gjatë dy viteve të ardhshme. Portieri i “Merengues” u rikthye në fushë në mars të këtij viti pas një dëmtimi të rëndë në ligamentin e kryqëzuar të përparmë, i cili e kishte mbajtur jashtë për nëntë muaj. Courtois e kishte ngritur më parë këtë çështje, duke theksuar se Liga e Kombeve duhet të organizohej ndryshe. Tani, ai ngre alarmin edhe pas nisjes së Kupës së Botës për Klube, e cila fillon në verën e vitit 2025.

“Shfajësimi ‘fitoni shumë para’ duhet të ndalet,” tha belgu për Amanda Davies të CNN Sport pas marrjes së çmimit Player Career Award në Globe Soccer Awards në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. “Paratë mund të fitohen edhe duke luajtur 10 ndeshje më pak. Problemi nuk është se ka shumë ndeshje… Mendoj se problemi është mungesa e pushimit”. Në këtë drejtim, ai tregoi një episod: “Para disa ditësh po qeshja me (Federico) Valverde. I thashë: ‘Pushimet e tua të ardhshme do të jenë në 2027.’ E kupton sa absurde tingëllon kjo!”

Courtois e konsideron të pabesueshme faktin që mund të jetë shtuar një turne tjetër në një kalendar tashmë të tejmbushur. Komenti i tij për Valverde i referohet Kupës së Botës për Klube në 2025 dhe më pas Kupës së Botës me Belgjikën në 2026. Prandaj, pushimet e tij verore reale do të jenë vetëm në 2027. “Nëse luan në një skuadër që luan një herë në javë, nuk e kupton këtë problem të kalendarit sepse ke vetëm një ndeshje çdo të shtunë. Por për ne lojtarët e nivelit të lartë, është krejtësisht ndryshe”.

Një pikë pa kthim
Pika e pakthyeshme u arrit në fillim të këtij viti, kur sindikatat që përfaqësojnë futbollistët nisën një sfidë ligjore kundër vendimit “të njëanshëm” të FIFA-s për të përcaktuar kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve, veçanërisht për Kupën e Botës për Klube të zgjeruar në 32 skuadra. Courtois nuk beson se ky apel do të merret parasysh: “FIFPRO po përpiqet të mbrojë lojtarët (…) por mendoj se organet e tjera qeverisëse nuk e kanë këtë në konsideratë”.

Courtois sugjeron një zgjidhje të re për problemin
Por çfarë duhet bërë? Në intervistën e tij, portieri propozon: “Kjo Kupë e Botës për Klube është diçka që duhet të ekzistojë, por është e vështirë të gjendet mënyra e duhur për ta përshtatur. Mendoj se klubet duan të ndihmojnë, por të gjithë ndjekim rregullat dhe kalendarin që na jepet”. Ai sugjeron një ide të ngjashme me NBA: “Nëse ke dy muaj pushim gjatë verës, si në NBA, mund ta pushosh trupin për një muaj dhe të stërvitesh për një muaj tjetër,” shpjegoi ai. “Njerëzit do të jenë më të gatshëm për të luajtur nëntë muaj pa ndërprerje. Kur nuk pushon, atëherë akumulohen shumë dëmtime”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top