Klubet kundër La Liga nëse regjistrohet Dani Olmo: mendohet anulimi i kampionatit

Disa klube të kampionatit spanjoll kanë njoftuar La Liga-n se janë të gatshme të ndërmarrin veprime ligjore për të kërkuar anulimin e kampionatit në rast se Barcelona regjistron Dani Olmo dhe Pau Victor pas afatit maksimal të lejuar nga rregullorja.

Çështja që ka trazuar për disa orë klubin katalanas rrezikon të shkaktojë dëme të mëdha nga ana teknike, ekonomike dhe e imazhit për Barcelonën. Klubi katalanas ende shpreson të mund të regjistrojë dy lojtarët dhe ka kërkuar një licencë të re nga Federata Spanjolle e Futbollit. Përgjigjja pritet të premten, më 3 janar 2025, por situata është shumë e paqartë dhe, sipas gazetës katalanase Sport.es, shumë skuadra të La Liga-s janë të zemëruara.

Kjo shtyrje e mundshme “sekrete” në favor të Barcelonës ka hapur një debat të gjerë midis klubeve spanjolle, dhe shumë prej tyre po bëjnë presion që dy lojtarët të mos marrin leje për të luajtur, duke ruajtur kështu vijën aktuale. Disa klube kanë frikë se mund të adoptohet një qasje më tolerante ndaj Barcelonës, gjë që do të krijonte një precedent të rrezikshëm për federatën dhe La Liga-n.

Drejtuesit e klubit blaugrana shpresojnë që regjistrimi i Dani Olmo dhe Pau Victor të miratohet, pasi ata rrezikojnë të largohen falas, duke argumentuar se 100 milionë eurot nga shitja e zonave VIP të Camp Nou lejojnë klubin të përmbushë kërkesat financiare. Megjithatë, problemi qëndron në afatin kohor për regjistrim, i cili ka skaduar më 31 dhjetor 2024.

Veprime ligjore kundër La Liga, nëse regjistrohet Dani Olmo
Në rast se La Liga i lejon Barcelonës regjistrimin e dy lojtarëve dhe ndryshon qasjen e saj krahasuar me atë të parashikuar në fund të vitit, disa klube kanë paralajmëruar se janë të gatshme të çojnë çështjen në gjykatë për të kërkuar anulimin e kampionatit spanjoll. Një situatë e tillë do të ishte një kaos i madh për futbollin spanjoll, vetëm disa muaj pas fitores së dytë historike të Europianit nga Spanja.

Kjo situatë reflekton mungesën e harmonisë mes presidentit Joan Laporta dhe klubeve të tjera të Primera Division, me marrëdhënie të tensionuara prej vitesh. Shumë drejtues mendojnë se ka ardhur momenti për të “rregulluar hesapet”. Një situatë e pakëndshme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top