Ndihen lekundje tërmeti në vendin fqinj, pranë kufirit me Shqipërinë

Një tërmet ka shkundur mëngjesin e sotëm rajonin verior të Greqisë, në kufi me Shqipërinë. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 kilometra në juglindje të Tsamandas. Nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme.

Lëkundjet sizmike me forcë (magnitudë) 3.1 ballë të shkallës Rihter, u ndjenë në orën 06:51 të së enjtes. Tronditjet e tokës konsiderohen mesatarisht jo të forta, por paniku të banorët ka qenë i lartë dhe gjithashtu frika për pasgoditje. Greqia është përfshirë nga një valë pothuajse e përditshme tërmetesh gjatë dy javëve të fundit, kryesisht në rajonet e Kretës dhe Atikës (Athinë dhe Patra).

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top