Parashikimi i motit: Temperatura deri në 14 gradë celsius

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimatare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore. Ndërkohë, zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top