Në episodin e fundit të vitit të “Viva el Futbol”, Antonio Cassano ka kritikuar ashpër një ish-koleg të tij, me të cilin është përballur në fushë disa vite më parë: Blerim Dzemaili. Opinionisti nga Bari ka përdorur fjalë shumë të rënda ndaj 38-vjeçarit, ish-mesfushor zviceran, i cili tani punon te Sky Sport si komentator teknik. Pikërisht një opinion i shprehur nga Dzemaili për Dusan Vlahovic gjatë transmetimit të ndeshjes Juventus-Fiorentina – ku ai ishte bashkëkomentator i Andrea Marinozzit – ka shkaktuar reagimin e ashpër të Cassanos, i cili përdori terma si “e neveritshme” dhe “skandaloze”.
“Marinozzi, i cili është shumë i aftë dhe e dëgjoj me kënaqësi, e pyet shqiptarin Dzemaili: ‘Blerim, më thuaj çfarë mendon për paraqitjen e Vlahovic?’ Juventusi po fitonte 2-1, ata po duartrokisnin, dhe ai tha: ‘Duartrokitje të merituara, ka bërë një ndeshje shumë pozitive’. Për mua kjo është e neveritshme – sulmoi Cassano, duke iu drejtuar më pas Ventolës, që e njeh personalisht Dzemailin – Nuk është nevoja të jesh aty për të servilosur, për të mos thënë asgjë, vetëm për të marrë 2-3000 euro si komentator i dytë. Për mua kjo është skandaloze. Unë duhet të luftoj, ne duhet të luftojmë që shumë njerëz të mos mbajnë vende pune që nuk i meritojnë. Ne duam njerëz kompetentë, kjo është e papranueshme. Ndoshta është shoku yt, Nick? Nuk më intereson fare”.
VENTOLA NUK E MBRON DOT…
Ventola, nga ana tjetër, e mori situatën me sportivitet, duke u përpjekur njëkohësisht të mbronte ish-futbollistin e Napolit (“tani do të më telefonojë, ai është një…”), por Cassano nuk u tërhoq aspak. Përkundrazi, ai shtoi një kritikë tjetër ndaj ish-lojtarit të Zvicrës Dzemaili, për faktin se nuk tha asgjë kur ndeshja mes Juves dhe Fiorentinës u ndërpre për shkak të koreve raciste të tifozëve të Fiorentinës ndaj Vlahovic: “Dhe pastaj unë prisja, pas gjithë asaj neverie që ndodhi me ato që i thanë Vlahovic, kush më mirë se ai – sepse është i huaj – mund të ngrihej dhe të thoshte: ‘Unë distancohem’, qoftë edhe një fjalë. Vetëm Marinozzi foli. Duhet të ketë njerëz kompetentë, me guxim. Në Sky, që është televizioni më i mirë në Itali, duhet të ketë këta njerëz, përndryshe Ventola shko ti e Dzemaili në Hollywood…”.