Prapaskenat e Conceição te Milan: klauzola në kontratë e fjalimi i Ibrahimovic

 

“Jeni të fortë, por duhet ta fusni në kokë këtë gjë,” ishin fjalët që trajneri i ri, Sergio Conceição, i tha lojtarëve sapo mbërriti në Milanello. Përballja e parë me skuadrën ishte e fuqishme dhe vendimtare, siç është në natyrën e tij. Pikërisht ajo që i duhet Milanit për t’u zgjuar. Tani është koha për të menduar për gjysmëfinalen e Superkupës kundër Juventusit të premten – sot ekipi fluturon drejt Arabisë Saudite – dhe më pas fillon misioni për të rikuperuar pozitat në renditjen e kampionatit. Aktualisht, kuqezinjtë ndodhen në vendin e tetë, shumë larg nga kreu (-14 pikë nga Atalanta dhe Napoli) dhe tetë pikë larg vendit të katërt.

Para fjalimit të tij, Zlatan Ibrahimoviç mbajti një diskutim të ashpër, siç raporton “Gazzetta dello Sport”. Suedezi i vuri lojtarët përballë përgjegjësive të tyre, duke theksuar se nuk ka më vend për alibi dhe se është e domosdoshme të fillohet me një qëndrim të ri.

Klauzola dhe detajet e kontratës
Conceição ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026, por me një klauzolë mbi kohëzgjatjen: Milani mund të vendosë në mënyrë të njëanshme ta ndërpresë bashkëpunimin në fund të sezonit, nëse nuk do të jetë i kënaqur me punën e trajnerit portugez. Paga e tij deri në qershor 2025 është 1 milion euro; nëse marrëdhënia vazhdon, paga do të arrijë në 3.5 milionë euro. Conceição tashmë ka drejtuar stërvitjen e parë dhe sot do të zhvillohet një tjetër seancë para nisjes për në Riad. Përpara nisjes, trajneri i ri i kuqezinjve do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 12:00.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top