Dita e fundit të 2024-ës parashikohet të mbizotërohet nga mot i qëndrueshëm. Moti do të jetë i kthjellët, ndërsa do të ketë vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Do të ketë prezencë të mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore.