Tjetër aksident ajror/ Aeroplani në Kanada rrëshqet në pistë dhe merr flakë

Një tjetër aksident ajror ka ndodhur ditën e djeshme, kësaj radhe në Kanada. Një aeroplan i “Air Canada” ka rrëshqitur në pistë dhe ka marrë flakë në aeroportin e Halifax-it. Nuk ka pasur raportime për ndonjë të lënduar në këtë incident.

Aeroplani thuhet se i përket PAL Airlines e cila po kryente fluturimin AC2259 të Air Canada midis St. John’s dhe Halifax. Incidenti vjen vetëm disa orë pasi një Boeing 737 mori flakë në ulje në aeroportin Muan të Koresë së Jugut, duke shkaktuar vdekjen e 179 personave. Aeroplani Jeju Air mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë stjuardesa, nga të cilët vetëm dy persona mbijetuan.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top