Ishte 100 vjeç, ndërron jetë ish-Presidenti i SHBA, Jimmy Carter

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare. Lajmi u dha këtë të diel nga Atlanta Journal-Constitution. Djali i Carter, James u shpreh se babai i tij ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Plains, Georgia, por nuk dha më shumë detaje.

Carter ishte president i SHBA nga 1977 në 1981 dhe pas mandatit të tij jetoi më gjatë se çdo president tjetër amerikan.

Ai e ka vizituar për dy ditë Tiranën në shtatorin e vitit 1993 dhe në fokus të vizitës së tij ishte situata në Kosovë, e cila asokohe ishte pjesë e Jugosllavisë dhe konflikti në Bosnje Hercegovinë.

Ish-Presidenti Carter takoi në atë kohë Sali Berishën, që mbante postin e Presidentit të Republikës dhe Aleksandër Meksin, si Kryeministër i Shqipërisë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top