Avioni i rrëzuar që vrau 38 vetë: Putin i kërkon zyrtarisht falje Azerbajxhanit

Avioni i rrëPresidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar falje Presidenti të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për aksidentin fatal të një avioni pasagjerësh më herët këtë javë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Shërbimi në anglisht i Radios Evropa e Lirë shkruan se Putin ka thënë se mbrojtja ajrore ruse po luftonte një sulm të supozuar me dron nga Ukraina, por nuk dha një konfirmim të qartë nëse një raketë e rrëzoi avionin.

Në një deklaratë zyrtare të shtunën, Kremlini tha se sistemet e mbrojtjes ajrore po qëllonin pranë Groznit të mërkurën për shkak të një sulmi me dron nga Ukraina, por nuk e konfirmoi nëse ndonjë nga këto goditi avionin. Putin e quajti ngjarjen “incident tragjik”.

Të premten, një zyrtar amerikan dhe një ministër azerbajxhanas bënë deklarata të ndara duke e fajësuar aksidentin për një armë të jashtme.

Në ngjarjen në fjalë kanë humbur jetën 38 persona, nga aeroplani në të cilin ishin më shumëse 70 vetë. Pamjet e publikuara pas rrëzimit të avionit menjëherë kanë ngritur dyshime nëse avioni ishte qëlluar nga një mjet luftarak nga toka, pasi që shiheshin vrima të plumbave, si dhe avioni kishte shpërthyer në fjalë në pjesën e prapme të tij.

Avioni komercial i pasagjerëve civilë po udhëtonte nga Baku e Azerbajxhanit në Grozni të Çeçenisë. zuar që vrau 38 vetë: Putin i kërkon zyrtarisht falje Azerbajxhanit

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top