Gili e mërzitur pas daljes nga Big Brother, ish-banorja tregon momentin kur e pa duke qarë

Ditën e djeshme në shtëpinë e vëllait të madh ka ardhur një zarf pasi Gili dhe Redoni janë larguar nga gara për çmimin e madh.

Gili dhe Redoni në këtë lojë ishin si një konkurrent i vetëm, dhe arsyeja e largimit të këngëtares ishte pasi djali i saj nuk kishte mundësi të vazhdonte garën meqë izolimi po i shkaktonte problem.

Ndërsa në një intervistë, Françeska Murati tregoi për gjendjen e Gilit pasi ishte në zyret e ‘Top channel’ në ato momente.

“Sa po u fusja në parking ku është shtëpia e ‘Big Brother’ dhe pashë Gilin duke qarë, unë që fërkova sytë dhe thashë ore Gili është kjo… më pas e kuptova që ajo është larguar dhe ishte shumë e emocionuar”, ishin fjalët e ish-banores.

@topalbania_radio “Doli duke qarë…”/ Françeska Murati tregon ekskluzivisht për TAR momentin e largimit të Gilit nga BBV! @elonaduro @franceska_murati . . . #topalbaniaradio #topalbania #topradio #tar #radio #radiokombetare #radiolover #uamamitopalbania #bigbrotherradio #bbr #bigbrotherradio ♬ original sound – Top Albania Radio

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top