Pas masakrës në Gjermani, Greqia merr masa shtesë për sigurinë në prag Krishtlindjesh

Pas masakrës së Magdeburgut në Gjermani, shumë vende kanë shtrënguar masat e sigurisë së qytetarëve. Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzokonshme orët e fundit. Edhe në Greqi organet kanë marrë masa të veçanta për sigurinë. Mësohet se janë vënë në fuqi masat e shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme.

Ndër masat kryesore janë patrullimet intensive në grupe nga policë me unifromë, por edhe civilë, kryesisht në rrugët kryesore tregtare dhe qendrat tregtare. Në kufijtë e vendit, pikat tokësore por edhe aeroportet, do të ketë mbikëqyrje të shtuar, ndërkohë që autoritetet greke janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për çdo informacion që mund të jetë i dobishëm.

Masat në Greqi ndjekin ato që kanë deklaruar tashmë Britania e Madhe dhe Italia, për periudhën e Krishtlindjes.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top