Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat skajin verior dhe Jugor të vendit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin largim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i vendit duke rikthyer intervalet me kthjellime, por temperaturat do të mbeten të ulëta. Ndërkohë do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 12°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top