Non grata për Berishën/ Kasanof: Nuk flas dot për administratën e re!

Pas fitores së Donald Trump në SHBA, mes militantëve të Sali Berishës u ringjallën shpresat se lideri i tyre do të përfitojë heqjen e non gratës nga aleatët përtej Atlantikut. Mundësinë e një skenari të tillë, administrata aktuale në ambasadën amerikane në Tiranë e ka mohuar disa herë, por zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka preferuar të mos e komentojë një zhvillim të tillë gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

I pyetur nga gazetari Armand Mero nëse mund të ndryshojë në të ardhmen marrëdhënia mes Uashingtonit dhe Sali Berishës, Kasanof u përgjigj: Dëgjo, Armand, normalisht nuk flas për personat e përcaktuar dhe hollësitë e atyre rasteve. Ajo që do të doja të ritheksoja këtu është se Shtetet e Bashkuara i shohin përcaktimet si mjet i rëndësishëm për të ndihmuar reformat e sistemit të drejtësisë dhe ndjekjen e çështjeve anti-korrupsion dhe të krimit të organizuar. Këto mjete janë ndërtuar për të ndihmuar agjencitë vendase në terren, sidomos agjenci si SPAK-u, që të arrijnë misionin e tyre, por janë ndërtuar edhe për të ndihmuar përmirësimin e sundimit të ligjit dhe të reformave në vazhdim në sistemin e drejtësisë. Kjo është ajo që theksojmë. Dhe këtu do të mbetet theksi ynë dhe fokusi ynë i vazhduar.

Me këmbënguljen e Meros, sipas të cilit ka një pritshmëri të lartë në gjirin e opozitës, se administrata e re e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, mund të ketë një qasje të re ndaj zoti Berisha dhe se përcaktimi “non grata” të mund të anulohet, Kasanof ishte më i qartë kur tha: Nuk mund të flas në emër të administratës që vjen. Do të ishte e pavend. Por, mund të ritheksoj për ju që në administratën e tanishme, ne do të vazhdojmë të fokusohemi tek këto reforma dhe të fokusohemi tek ndihma që institucione si SPAK-u të përmbushin misionin e tyre.

Sipas Sali Berishës, non grata e SHBA ndaj tij është pasojë e një komploti ku janë pjesë Xhorxh Soros, Charles McGonigal dhe Edi Rama. Shkak për këtë, thotë Berisha, kanë qenë qëndrimet e tij kundër ndarjes së Kosovës, por zyrtarët amerikanë e kanë mohuar këtë version duke thënë se shpallja non grata është produkt i një procesi të hollësishëm vlerësimi nga administrata amerikane.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top