Bardhi mesazh Ramës në Kuvendin e Kosovës: Vëllain nuk mund ta këshillosh në publik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ju drejtua me një fjalim parlamentit të Kosovës ne mbledhjen e përbashkët mes dy vendeve.

Ai theksoi se tradita shqiptare kërkon që vëllain ta këshillosh në shtëpi, sepse po e bërë në publik e kë lënduar, dobësuar dhe kjo është thikë pas shpine.

Bardhi: Nuk kam ndërmend të prish traditën e shqiptarit për ta kthyer këtë mbledhje në një transformim të luftës sonë të brendshme në Shqipëri. Mund të flisja shumë se ca ka ndodhur shumë në këto 10 vite në Shqipëri, edhe se si janë marrëdhënie mes dy vëllezërve Kosovë e Shqipëri gjatë viteve të fundit, por s’kam ndërmend ta kthej këtë diskutim në fushatë elektorale. Apo të përdor Kosovën për fushatë elektorale. Se kemi bërë kurrë dhe s’do ta bëjmë kurrë. Por një mesazh referuar nga fjala që kryeministrin, që e lanë nervat dhe braktisi sallën, ne shqiptarët kemi një traditë, vëllait nuk ia themi kurrë këshillën në publik, kurrë këshillën në lagje. Vëllait këshillën ja themi në shtëpi me zë të ulët që mos të na dëgjojnë të tjerët. Një këshillë e thënë në publik e lëndon vëllanë, e dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtarë është një thikë pas shpine për vëllanë tonë, Kosovën tonë të dashur.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top