Kurti: Kuvendet kanë rol të rëndësishëm për marrëdhëniet e përbashkëta

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ndjenja e vllazërisë dhe përgjegjësia para qytetarëve kanë bërë të mundur mbledhjen e Kuvendeve si kjo. Gjatë fjalës në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve, Kurti ka theksuar se marrëveshjet me Shqipërinë kanë dhënë rezultatet e para që nga nënshkrimi i tyre. Kurti me tej ka shtuar se kuvendet kanë rol të rëndësishëm për marrëdhëniet e përbashkëta mes dy shteteve tona.

“Sot në Prishtinë moti është i ftohtë, por besoj se nuk ndikon aspak në atmosferën e ngrohtë në këtë sallë. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, dy republikat tona janë parlamentare dhe ju deputetë përfaqësoni qytetarët e të dy shteteve dhe pjesëtarët e të njëjtit komb. Dy shtetet tona janë shprehje politike e së njëjtës aspiratë shekullore të shqiptarëve për ruajtjen e identiteteve dhe bashkimin kombëtar. Ndjenja e vëllazërisë dhe përgjegjësia para qytetarëve motivojnë mbledhje si këto. Si kryesues i qeverisë së Kosovës shpreh kënaqësi që të dy kuvendet bëjnë bilancin në marrëveshjet e nënshkruara që nga mbrojtja, infrastruktura, bujqësia, tregu i përbashkët energjitik, lëvizja ndërkufitare, njohja e kontributeve shkollore, tekstet shkollore, rezultatet e deritanishme të marrëveshjeve janë të prekshme për qytetarët.

Shqipëria është ndër 5 vendet e para me të cilin Kosova ka shkëmbimet më të mëdha tregtare. Jemi të vetëdijshëm se nuk na lejohet mburrja për arritjet, kemi shumë punë për të bërë si qeveri dhe kuvende për të lehtësuar bashkëpunimet midis qytetarëve të dy republikave tona sepse siç e ka thënë poeti Primo Shllaku, kufiri Shqipëri-Kosovë është si kufiri ndërmjet dy barkusheve të zemrës. Kuvendet kanë rol të rëndëishëm për miratimin e marrëveshjeve dy palëshe,” tha Kurti.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top