Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot takim në Prishtinë me deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ata u takuan së bashku në një prej sallave të Kuvendit të Kosovës.
“Ishte kënaqësi takimi me deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së. Është obligim i yni që të punojmë për avancimin e interesave të qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike”, ka thënë Hoti në postimin e tij të shoqëruar me foto nga takimi.
Takimi i tyre vjen pak para nisjes së seancës së përbashkët mes parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës.