Të shtëna me armë zjarri në Parlamentin e Abkhazisë, vritet një deputet

Një deputet i rajonit separatist të Gjeorgjisë është vrarë me armë zjarri. Siç raportohet deputeti Vakhtang Golandzia u qëllua me armë zjarri brenda ndërtesës së parlamentit. Gjithashtu mësohet se një tjetër deputet ka mbetur i plagosur në dorë. Ndërkohë Ministria e brendshme identifikoi deputetin Adgur Kharazia, si autor të dyshuar të ngjarjes.

Megjithatë ende nuk dihet arsyeja e të shtënave në parlament. Abkhazia u zhyt në krizë muajin e kaluar kur protestuesit sulmuan parlamentin në kundërshtim me një marrëveshje investimi me Rusinë, duke detyruar presidentin e rajonit, Aslan Bzhania, të japë dorëheqjen. Nënkryetari i tij, Gunba, u bë udhëheqës i përkohshëm.

Abkhazia e vendosur në bregun e Detit të Zi, u shkëput nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990. Rusia ka mbështetur prej kohësh Abkhazi dhe një rajon tjetër separatist të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut duke fituar një luftë pesë-ditore me Gjeorgjinë në 2008. Abkhazia dhe Osetia Jugore u shkëputën nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’90.

Moska e njohu pavarësinë e dy rajoneve pasi forcat ruse e zmbrapsën një tentim të Gjeorgjisë për ta rimarrë Osetinë Jugore gjatë një lufte pesëditore në verën e vitit 2008, e cila mbaroi me disfatën e Gjeorgjisë. Shumica e vendeve ende e njohin Abkhazinë si pjesë të Gjeorgjisë, por ekonomia e saj është pothuajse tërësisht e varur nga Moska, e cila ua paguan rrogat administratës publike dhe përfitimet sociale banorëve të saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top