Projekti i Angelina Jolie dhe Halle Berry

Të martën, Deadline raportoi se Angelina Jolie dhe Halle Berry do luajnë së bashku në një film të ardhshëm aksion të titulluar Maude v Maude. Warner Bros e bleu projektin pasi fitoi një luftë ofertash për filmin gjatë fundjavës.

Gazeta raportoi se projekti është përshkruar si një thriller aksion i tipit “James Bond”. Edhe pse aktoret kanë luajtur që nga fundi i viteve 1980 dhe fillimi i viteve 1990, ato nuk kanë punuar kurrë së bashku. Jolie dhe Berry do të punojnë secila si producente në film përveç roleve të tyre kryesore, raportoi Deadline. Dyshja filluan të bënin plane që në janar të vitit 2022 për të prodhuar një sërë filmash me gra në rolet kryesore në ekran dhe prapa kamerës, sipas medias.

Berry u shfaq për herë të fundit në debutimin e saj regjisorial Bruised (2020) dhe në Moonfall (2022); Angelina së fundmi luajti si një zjarrfikëse në filmin aksion Those Who Wish Me Dead (2021), si dhe Thena në Eternals të Marvel Studios. Ajo gjithashtu do të luajë në një film të ri të titulluar “Pa gjak” me Salma Hayek si dhe po përgatitet të luajë këngëtaren operistike Maria Callas në filmin e ardhshëm të regjisorit Pablo Larraín, Maria.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top