Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së enjte. Kjo do të sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta. Kthjellime dhe vranësira të pakta do të ketë në zonat malore.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 8°C,
në zonat e ulëta -2 deri 15°C,
në zonat bregdetare 3 deri 16°C.