Rama në Bruksel: Mbështetje nga vendet anëtare, të mbyllim negociatat në 2027

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare me BE-në, tha se Shqipëria dëshiron të “martohet” me Bashkimin Europian.

Rama në fjalën e tij deklaroi se shqiptarët janë adhurues të BE-së, pasi të ardhmen e tyre e shohin në Bashkimin Europian. Sipas Ramës, hapja e grup-kapitujve ndihmon Shqipërinë të transformohet dhe ligji të sundojë. Kreu i qeverisë citoi edhe poetin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare Naim Frashëri, që thotë se “dielli lind nga perëndon”.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka kapitull që të jetë i lehtë me BE-në. Duhet të bashkëpunojmë ngushtë dhe nëpërmjet dialogut e mirëkuptimit, ne presim që të hapim grup-kapitujt. E vlerësoj shumë këtë proces, sepse ndihmon vendin që të transformohet dhe gjithë sistemi punon si garantues për sundimin e ligjit.

Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së, edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këtë lloj politikash. Ne si komb duam të martohemi me BE-në. Ne këtë po e presim me dekada e me shekuj. Nuk mund të shikojmë më pas. Poeti i Rilindjes sonë thotë se dielli lind aty ku perëndon, pra në perëndim.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top