Rama në Bruksel: Mbështetje nga vendet anëtare, të mbyllim negociatat në 2027

Kryeministri Edi Rama thotë se konferenca e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ka ardhur falë mbështetjes së vendeve anëtare.

Nga Brukseli, në konferencë për shtyp, Rama deklaroi se ambicia është që negociatat të mbyllen në vitin 2027, ndërsa anëtarësimi të realizohet brenda kësaj dekade.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, me mikun tonë Piter dhe gjithashtu me komisoneren Kos, që ka filluar me këmbën më të mbarë të mundur, nuk ka ende një muaj në mandatin e saj, dhe ka dëshmuar dy hapa të mëdhenj përpara. Por e jona është më e rëndësishmja. Gati dy muaj, pas hapjes së negociatave me këtë shpejtësi, duket që këto që po ndodhin, janë falë presidences hungareze dhe energjisë së pabesueshme hungareze dhe të ministrit të jashtëm, për ta bërë sa më të lartë këtë ambicie për zgjerimin e BE.

Së dyti, di që e gjithë kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbështetjen e shteteve anëtare, kanë pasur mirësinë, unë ndjej se më duhet të shoh veten dhe të shoh një pamje jo fort të largët, por më duhet të them që sot kemi pamje më të qartë për punën që është bërë. E marrim si një inkurajim real që kemi shumë punë përpara. Të gjitha këto falenderime janë të sinqerta që vijnë nga zemra, falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta.

Nuk është e lehtë dhe ata vetë e dinë sesa e vështirë është, por është edhe pjesa e përmbushjes dhe pjekjes dhe mësimit si të bëhemi më mirë. Jemi të ndërgjegjshëm që Evropa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga demokracia. Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, më e sigurt. Ambicia jonë, duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. Anëtarësimi ynë të mbyllet brenda kësaj dekade.”, theksoi ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top