Arbana dhe Eduarti planifikojnë dasmën: Dalin detajet e para nga ceremonia magjike

Në qershor kemi dasëm ëë?! Mos na thoni që s’ju thamë. Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të kurëzojnë historinë e tyre të dashurisë në “Lago di Como” të Italisë dhe do të martohen pikërisht në vendin ku janë martuar edhe Ledion Liço me Sara Hoxhën.

Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos. Sa i takon ahengut siç mëson Kryefjala.com ajo ja ka besuar më të mirëve, Anxhela Peristeri, Bruno dhe Klajdi dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani.

Nuk dimë ende se kujt ja ka besuar fustanin e bardhë, por me siguri grimin moderatorja ja ka lenë në dorë Arbër Bytyqit. Kujtojmë gjithashtu që Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top