Noizy dhe Stresi plotësojnë dëshirën e fansave

Noizy publikoi më 7 prill albumin e tij “Alpha” që po bën namin. Pjesë e tij janë bashkëpunime me artistët më në zë, përfshirë: Raf Camorën, Butën, Stinen, MC Kreshën, Yll Limanin e Elvana Gjatën.

Mirëpo, shumë fansa pritën një bashkëpunim mes Noizyt dhe Stresit, që fatkeqësisht nuk ka qenë i mundur në këtë album.

Sikurse mund ta merrni me mend arsyeja është pikërisht pjesëmarrja e Stresit në “Big Brother VIP Kosova”.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, Noizy para disa javëve tha me shaka lidhur me mungesëne Stresit në album “Stresi ka qenë në burg”, duke iu referuar eksperincës disa mujore të kolegut të tij brenda BBVK-së.

Gjithsesi lajmi i mire erdhi shumë shpejt. Ditën e djeshme ata kanë zbuluar në mediat sociale se këngën e kanë gati. Dy artistët kanë publikuar një video të shkurtë nga studio duke treguar pak nga kënga e cila do quhet me gjasa “Kur vijmë na”. Të paktën kështu kanë shkruar ata krah postimit.

Komentet e fansave kanë qenë të shumta teksa nuk dihet ende data se kur do publikohet ky bashkëpunim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top