Real Madrid nuk arriti të parakalojë Barcelonën në renditje, çka do t’i kishte siguruar kreun e tabelës. Ekipi i Carlo Ancelotti u ndal në një barazim 3-3 kundër Rayo Vallecano, pas një ndeshjeje plot përmbysje rezultati. Megjithatë, pas përfundimit të sfidës, “Los Blancos” shpërthyen në polemika të ashpra kundër arbitrimit.
Penalltia e mohuar që ndezi zemërimin
Në minutën e 75′, me rezultatin 3-3, një episod shumë i diskutueshëm ndodhi në zonën e Rayo Vallecano. Braziliani Vinicius Junior u rrëzua pas një kontakti me kundërshtarin Mimun, në atë që shumëkush e konsideroi si një penallti të qartë. Por, arbitri në fushë dhe ata të VAR-it vendosën të mos ndërhyjnë, duke e lënë lojën të vazhdonte pas një kontrolli të shpejtë.
Pas përfundimit të ndeshjes, protesta e Real Madrid mori dhenë. Televizioni zyrtar i klubit e quajti situatën një “Manipulim të La Liga”, ndërsa komentatorët kritikuan ashpër vendimet e gjyqtarit. Edhe trajneri Carlo Ancelotti nuk qëndroi indiferent në konferencën për shtyp: “Mua më duket mjaft e qartë,” deklaroi ai.
Protesta u përmbyll me një postim të profilit zyrtar të klubit në platformën X (ish-Twitter), ku shkruhej: “Një arbitrim kontrovers pengon fitoren e Real Madrid.”
Real Madrid should have got a penalty, clear foul on Vinicius Jr who's leg got kicked.
Another BIG mistake by La Liga officials.
— TheEuropeanLad (@TheEuropeanLad) December 14, 2024