Orët e fundit të Assad/ Si u arratis duke i tradhëtuar të gjithë

Në fshehtësi të plotë dhe pa thënë asnjë fjalë, Bashar al-Assad i mbajti njerëzit që i rrinin planë në errësirë për planet e tij për t’u larguar nga Siria teksa regjimi i tij ishte në rënie, pas avancimit të rebelëve dhe pushtimit të Damaskut. Ndihmësit, zyrtarët dhe të afërmit e tij mendonin për gjëra krejtësisht të tjera dhe po përgatisnin “vijën e mbrojtjes” pas diskutimeve që kishin bërë me të. Agjencia e lajmeve Reuters ka folur me njerëz shumë pranë ish-diktatorit sirian. Ai po ua shiste të gjithëve si një “përrallë” atë që po ndodhte në vend.

Të shtunën e kaluar, pak orë para se të ikte në Moskë, Assad zhvilloi një takim me rreth 30 shefa të ushtrisë dhe sigurisë në ministrinë e mbrojtjes ku u tha se mbështetja ushtarake ruse ishte rrugës për në Siri ndaj u bëri thirrje forcave tokësore të durojnë. Këtë e konfirmoi një komandant që ishte i pranishëm në mbledhje.

Pasi mbaroi mbledhjen, Assad informoi menaxherin e zyrës së tij presidenciale se po shkonte në shtëpi, por në vend të kësaj u nis për në aeroport. Detajin e zbuloi një këshilltar i rrethit të tij të ngushtë. Ai gjithashtu kishte thirrur këshilltarin e tij të komunikimit dhe i kërkoi që të vinte në shtëpinë e tij për t’i shkruar një fjalim. Por kur ai arriti atje, nuk gjeti askënd.

Ai nuk bëri asnjë përpjekje për të rezistuar

“Assad as që rezistoi, qoftë edhe për herë të fundit. Ai as nuk i mblodhi trupat e tij”, – thotë Nadeem Khoury, drejtor ekzekutiv i institutit rajonal të Iniciativës për Reforma Arabe. “Ai i la mbështetësit e tij të përballen me fatalitetin” – shtoi ai. Reuters thotë se e pati të pamundur të kontaktonte Asadin në Moskë, ku i është dhënë azil politik, për të konfirmuar ose mohuar akuzat ndaj tij.

Reuters: Si Assad i mashtroi të gjithë me gënjeshtra dhe iku në Rusi - Fillimisht iku nga gruaja e tij, ia fshehu vëllait të tij

Sipas asaj që kanë zbuluar njerëzit që kishin dijeni për lëvizjet e tij ditët dhe orët e fundit të pushtetit të tij pikturohet figura e një lideri që kërkonte ndihmë nga jashtë për të zgjatur sundimin e tij 24-vjeçar, përpara se të zgjidhte fshehtësinë dhe mashtrimin e bashkëpunëtorëve të tij (nga ndihmësit në rrethin e tij të ngushtë, tek diplomatët rajonalë dhe zyrtarët e lartë iranianë), për të planifikuar largimin e tij nga Siria në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Nuk dinin asgjë as vëllai dhe as kushërinjtë e tij

Assad nuk e informoi as vëllain e tij më të vogël Maher, komandant i Divizionit të 4-t të Blinduar elitar të ushtrisë, për planin e tij për t’u larguar. Tre ndihmës të këtij të fundit e konfirmuan këtë. Vetëm më pas, Maher fluturoi me helikopter në Irak dhe më pas shkoi Rusi, tha një nga burimet. Kushërinjtë e Asadit nga nëna, Ehab dhe Eyad Maklouf, ndodheshin në Damask kur ai ra në duart e rebelëve, sipas një ndihmësi sirian dhe një zyrtari libanez të sigurisë.

Të dy u përpoqën të arratiseshin me një makinë për në Liban, por ranë në një pritë të kryengritësve që hapën zjarr ndaj tyre. Thuhet se Ehabi është vrarë dhe Eyadi është plagosur, por nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm për shëndetin e tyre.
Vetë Assad u largua nga Damasku me aeroplan të dielën, më 8 dhjetor, duke fluturuar nën zonën e radarëve me transponderin e avionit të fikur, thanë dy diplomatë rajonalë. Në këtë mënyrë ai u shpëtoi kthetrave të rebelëve që sulmuan kryeqytetin.

Ikja dramatike i dha fund sundimit të tij 24-vjeçar dhe pushtetit të pandërprerë gjysmë shekullor të familjes së tij. Kjo i dha fund edhe luftës civile 13-vjeçare të Sirisë. Diktatori sirian shkoi fillimisht në bazën ajrore ruse Khmeimim në qytetin bregdetar të Lattakia dhe prej andej fluturoi për në Moskë.

Reuters: Si Assad i mashtroi të gjithë me gënjeshtra dhe iku në Rusi - Fillimisht iku nga gruaja e tij, ia fshehu vëllait të tij

Ndërsa gruaja e tij Asma dhe tre fëmijët e tyre e prisnin tashmë në kryeqytetin rus, sipas tre ish-bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë dhe një zyrtari të lartë rajonal. Videot nga shtëpia e Asadit, të marra dhe të publikuara nga rebelët dhe civilët që u dyndën në kompleksin presidencial pasi ai u largua tregojnë se ai bëri një ikje me nxitim, duke lënë pas ushqime të gatuara dhe disa sende personale, duke përfshirë edhe albumet fotografike familjare.

“Jo” nga Rusia dhe Irani

Më herët, i ishte bërë e qartë vetë Assadit se nuk do të kishte ndërhyrje ushtarake nga Rusia, ndërhyrja e së cilës në vitin 2015 e kishte ndihmuar të kthente valën e luftës civile në favor të tij. Refuzim mori edhe nga aleati tjetër i tij i vendosur, Irani.

Assad e kishte vizituar Moskën më 28 nëntor, një ditë pasi forcat rebele siriane sulmuan provincën veriore të Aleppos dhe u përhapën si zjarr në të gjithë vendin, por lutjet e tij për ndihmë ushtarake ranë në vesh të shurdhër nga Kremlini, i cili nuk ishte i gatshëm të ndërhynte, thanë 3 diplomatë rajonalë për Reuters.

Hadi al-Bahra, kreu i grupit kryesor opozitar të Sirisë jashtë vendit, thotë se Assad nuk po u tregonte situatën e vërtetë ndihmësve të tij, citon një burim i afërt me diktatorin dhe një zyrtar rajonal. “Ai u tha komandantëve dhe bashkëpunëtorëve të tij pas udhëtimit të tij në Moskë se mbështetja ushtarake ruse po vinte. Ai i gënjeu. Mesazhi që mori nga Moska ishte negativ” – thotë Bahra.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të mërkurën se Rusia kishte bërë shumë përpjekje për të ndihmuar në stabilizimin e Sirisë në të kaluarën, por prioriteti i saj tani ishte konflikti në Ukrainë. 4 ditë pas këtij udhëtimi, më 2 dhjetor, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi u takua me Asadin në Damask.

Deri në atë moment, grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) kishte marrë kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Sirisë, Alepos, dhe po zgjerohej drejt jugut teksa forcat qeveritare po dorëzoheshin. Asadi, i alarmuar dhe duke parë se çfarë po vinte, pranoi gjatë takimit se ushtria e tij ishte shumë e dobësuar për të bërë një rezistencë efektive.

Megjithatë ai kurrë nuk i kërkoi Teheranit të vendoste forcat e saj në Siri. Këtë e konfirmojnë edhe dy zyrtarë të lartë iranianë për Reuters, të cilët vunë në dukje se ai e kuptonte se Izraeli mund ta përdorte këtë ndërhyrje të tillë si pretekst për të goditur forcat iraniane në Siri apo edhe vetë Iranin.

Momenti kur pranoi fundin

Pasi i shteroi të gjitha opsionet e tij, Assad më në fund pranoi të pashmangshmen dhe vendosi të largohej nga vendi, duke i dhënë fund sundimit dinastik të familjes së tij që daton që nga viti 1971. Tre anëtarë të rrethit të tij të brendshëm thanë se ai fillimisht donte të kërkonte strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi rebelët pushtuan Alepon dhe Homsin dhe po përparonin drejt Damaskut.

Por zyrtarët e Emirateve e hodhën poshtë çdo mendim të tillë që në fillim, duke pasur frikë nga një reagim ndërkombëtar për strehimin e një figure që ndodhet nën sanksione nga SHBA dhe Evropa mbi përdorimin e pretenduar të armëve kimike në një goditje ndaj rebelëve, akuza që Assad i ka mohuar si të falsifikuara.

Reuters: Si Assad i mashtroi të gjithë me gënjeshtra dhe iku në Rusi - Fillimisht iku nga gruaja e tij, ia fshehu vëllait të tij

Moska, nga ana e saj, ndonëse hezitonte të ndërhynte ushtarakisht, nuk ishte e gatshme të braktiste Assadin, sipas një burimi diplomatik rus që foli në kushte anonimiteti. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili mori pjesë në Forumin e Dohas në Katar të shtunën dhe të dielën, lëvizi fijet diplomatike për sigurinë e Asadit, duke u zotuar se Turqia dhe Katari do të përdorin lidhjet e tyre me rebelët për të garantuar kalimin e tij të sigurt në Rusi, thanë dy zyrtarë rajonalë.

LEXO EDHE: Fotot e grabitura/ Si jetonte Bashar al-Assad, brenda pallatit luksoz

Një burim perëndimor i sigurisë theksoi se Lavrov bëri “gjithçka që mundi” për të siguruar largimin e sigurt të Asadit. Katari dhe Turqia ranë dakord me rebelët për të lehtësuar daljen e Asadit, thanë tre nga burimet, pavarësisht pretendimit zyrtar të të dy vendeve se nuk kishin kontakte me rebelët.

Moska u koordinua gjithashtu me shtetet fqinje për të siguruar se aeroplani rus që po largohej nga hapësira ajrore siriane me Asadin nuk do të kapej apo nuk do të shënjestrohej, thanë burimet. Ministria e Jashtme e Katarit nuk iu përgjigj pyetjeve të Reuters në lidhje me largimin e Asadit nga Siria, ndërsa rebelët ishte e mundur të kontaktoheshin për një koment.

Reuters: Si Assad i mashtroi të gjithë me gënjeshtra dhe iku në Rusi - Fillimisht iku nga gruaja e tij, ia fshehu vëllait të tij

Një zyrtar i qeverisë turke tha se nuk kishte asnjë kërkesë nga Rusia për të përdorur hapësirën ajrore turke për fluturimin e Asadit, por nuk tha nëse Ankaraja ka punuar me rebelët për të lehtësuar arratisjen. Kryeministri i fundit i Asadit, Mohammed Jalali, tha se ai foli me presidentin e tij në telefon të shtunën mbrëma në orën 22:30.

“Në bisedën tonë të fundit telefonike, i thashë atij se sa e vështirë ishte situata dhe se kishte një lëvizje të madhe (njerëzish) nga Homs në Lattakia… se kishte panik dhe terror në rrugë” – rrëfeu ai për kanalin saudit Al Arabiya TV .

“Ai m’u përgjigj: “Nesër do të shohim. Nesër. Nesër”. Ishte gjëja e fundit që më tha”, – tregoi Jalali, duke shtuar se u përpoq të kontaktonte sërish me Asadin në telefon herët mëngjesin e së dielës, por nuk mori përgjigje. ©Përgatiti LAPSI.al

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top