Moti i keq në vend/ Drejtoria Detare në Vlorë ndalon lundrimin e mjeteve të vogla

Moti i keq me reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Lidhur me këtë situatë, Autoriteti Portual Vlorë ka marrë vendim për pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla të peshkimit. Në një njoftim të shpërndarë nga ta thuhet se është ndaluar paisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 10:00.

Gjithashtu në njoftim thuhet se të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës duhet të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marjen e masave për sigurimin e tyre ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse. Sipas njoftimit, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top