Zjarri në nënstacionin e Draçinit, flet banorja

Një zjarr është regjistruar paraditen e sotme në një Nnënstacioni elektrik në vendin e quajtur Draçin në Shkodër. Zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Banorja e zonës, Zenepe Lopci, ka deklaruar se situata e krijuar ka qenë e tmerrshme dhe se ka dëgjuar shpërthime.

Sipas saj nga kjo situatë është prekur gjysma e dritave të shtëpisë pasi gjysma tjetër kishte energji. Ajo theksoi se ka marrë zjarrfikësit në telefonin dhe nuk vinin. Banorja tha se kishte frikë dhe kishte marrë çantën dhe disa para e është larguar me fëmijën e vogël nga banesa.

“U prek gjysma e dritave të shtëpisë, gjysma kishte dhe gjysma jo. Dal jashtë tek veranda në katin e dytë të shtëpisë, pash shkëndijën në nënstacion dhe më pas kam marrë telefonin për të marrë zjarrfikësen.

Kur po zbrisja shkallët kam parë flakën që kishte nisur afër repartit, pas 5 minutash ka shpërthyer tek nënstacioni. Prapë merrja zjarrfikësit nuk vinin. Unë isha me një fëmijë të vogël dhe isha vetëm në shtëpi. Këtë tmerr që kam përjetuar sot.

Kisha frikë se do të shpërthenin bojërat apo gjërat që ka nënstacioni, që me shpërthy. Kam marrë vetëm çantën dhe nja dy lekë, e kam dalë e kam ikur së bashku me fëmijën e vogël. Nuk mund të hynim brenda”, tha banorja.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top