Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër. Kjo do të sjellë reshje të pakta shiu. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën dominimin e vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin. Ato, vonë gjatë natës, do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në jug të territorit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi lindor.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top