Raundi i 6 i Europa League dhe ai i 5 i Conference League zbresin në fushë 34 sfida, me Fenerbahce që u mposht në shtëpi nga Athletic 0-2 një ditë më parë. Lazio kryesuese duhet të përballojë transfertën e Amsterdamit kundër Ajax, që shpreson të rifutet në lojë për kreun. Roma nga ana tjetër, shpreson të gjejë fitoren edhe në Europa League me Ranierin në pankinë, ndërsa Manchester United e Tottenham luajnë në transfertë, respektivisht kundër Plzen e Rangers.
Ende të pamposhtur në këtë sezon të Europa League, Lazio, liderët e kompeticionit, do të vizitojnë Ajax në Johan Cruijff Arena të enjten. Ky është takimi i parë mes këtyre dy klubeve, me skuadrën italiane që kryeson renditjen me tre pikë më shumë se homologët holandezë, ndërsa të dyja skuadrat janë në rrugën e duhur për një kualifikim të drejtpërdrejtë në raundin e 1/8.
AJAX MES MUNGESAVE E RIKTHIMEVE
Pas disfatës së pësuar në mungesë të kapitenit Jordan Henderson, i cili mbeti në pankinë për shkak të një problemi në kofshë fundjavën e kaluar, Ajax pritet të rikthejë ish-mesfushorin e Anglisë si titullar. Edhe Devyne Rensch mund të rikthehet pas një periudhe mungese, por Sivert Mannsverk nuk është në dispozicion dhe Owen Wijndal duhet të vuajë pezullimin. Sulmuesi i majtë Mika Godts, i cili u aktivizua si zëvendësues ndaj AZ-së, mund të jetë titullar këtë herë, ndoshta duke zëvendësuar Chuba Akpom, i cili ka luajtur në një pozicion jo natyral.
Godts dhe Kenneth Taylor janë golashënuesit kryesorë të vendasve në këtë fazë të Europa League me nga tre gola secili. Taylor mund të bëhet lojtari i dytë që shënon në katër ndeshje radhazi të Europa League ose UEFA Cup në shtëpi për Ajax, duke ndjekur gjurmët e Dennis Bergkamp, i cili shënoi pesë ndeshje radhazi nga viti 1991 deri në 1992.
BARONI ME SKUADËR TË PLOTË
Te Lazio, veterani spanjoll Pedro ka qenë golashënuesi më i mirë i bardhekaltërve në fushatën e tyre evropiane këtë sezon me tre gola. Ai mund të rikthehet në formacionin titullar të teknikut Marco Baroni, që ka ndërmend të bëjë ndryshime përpara përballjes në kampionat ndaj Interit të hënën. Heroi me tre gola në fitoren e fundit të kupës kundër Napolit, sulmuesi holandez Tijjani Noslin, pritet gjithashtu të jetë pjesë e ekipit në Johan Cruijff Arena. Ndërkohë, sulmuesi kryesor Taty Castellanos mund të mbajë vendin e tij, pasi është i pezulluar për ndeshjen kundër Inter. Me një skuadër të plotë në dispozicion, Baroni do të mirëpresë rikthimin e mesfushorit Matias Vecino nga një dëmtim, ndërsa Nicolo Rovella është i gatshëm pas përfundimit të një pezullimit prej një ndeshje.
League Stage Europa League
18:45 Hoffenheim – FCSB
18:45 Ludogorets Razgrad – AZ Alkmaar
18:45 Malmo FF – Galatasaray
18:45 Olympiacos – FC Twente
18:45 PAOK FC – Ferencvaros
18:45 Roma – SC Braga
18:45 Union St.Gilloise – Nice
18:45 Viktoria Plzen – Manchester United
21:00 Ajax – Lazio
21:00 Bodoe/Glimt – Besiktas
21:00 Elfsborg – Qarabag FK
21:00 FC Porto – FC Midtjylland
21:00 Lyon – Eintracht Frankfurt
21:00 Maccabi Tel Aviv – RFS
21:00 Rangers – Tottenham Hotspur
21:00 Real Sociedad – Dynamo Kyiv
21:00 Slavia Prague – Anderlecht
Chelsea, me pikë të plota në katër ndeshjet e para, do të kërkojë të mbetet i tillë edhe kur të vizitojë 5600 km larg Astanën. Shans i mirë për Fiorentinën që të bëjë rezultat në Franchi kundër LASK, ndërsa Betis do të jetë mik në shtëpinë e Petrocub.
League Stage Conference League
14:00 Vikingur Reykjavik – Djurgaarden
16:30 FC Astana – Chelsea
18:45 CS Petrocub – Real Betis
18:45 Dinamo Minsk – Larne
18:45 FC Copenhagen – Hearts
18:45 FC Noah – APOEL Nicosia
18:45 Fiorentina – LASK
18:45 HJK Helsinki – Molde
18:45 Istanbul Basaksehir – FC Heidenheim
18:45 Legia Warszawa – Lugano
18:45 Olimpija Ljubljana – Cercle Brugge
21:00 Gent – TSC Backa Topola
21:00 Mlada Boleslav – Jagiellonia Bialystok
21:00 Omonia Nicosia – Rapid Wien
21:00 Pafos FC – NK Celje
21:00 Shamrock Rovers – Borac Banja Luka
21:00 St. Gallen – Vitoria de Guimaraes
21:00 TNS – Panathinaikos