Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare. Me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale, e shënuar në zonat verilindore, deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h.