Arilena Ara reagon pas tërheqjes nga gara në “Kënga Magjike”

Arinela Ara ka reaguar pas tërheqjes nga gara në këngën magjike. Artistja mori pjesë së bashku me artistin Pirro Çako me këngën “Zero Gradë”.

Megjithatë, këngëtarja Arilena Ara, përmes një postimi në Instagram, falënderoi fansat për mbështetjen dhe njëkohësisht reagoi ndaj deklaratës së Gjebreas, ku ky i fundit deklaroi se dyshja u tërhoq nga gara për arsye shëndetërore.

“Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.” Në fund të postimit të saj, Arilena la të hapur mundësinë për projekte të tjera muzikore, duke thënë: “Deri në takimin tjetër: ‘PLOT gradë’ dashuri për ju!”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top