Spiropali propozon emërtimin e dy sallave, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani”

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino, është ndarë nga jeta në mars të vitit 2021, ndërsa Gerti Bogdani vdiq më 18 shtator të këtij viti.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të mbledhjeve në mjediset e ndërtesës së sallës së seancave të Kuvendit, t’u vemë njerës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani.

Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish-ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si deputet i Kuvendit.

Ndërsa Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re.

Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit”, u shpreh Spiropali.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top