Champions, Milan e Juventus në shansin e fundit: Crvena Zvezda e City vlejnë sezonin

Shkalla e vështirësisë nuk është e krahasueshme, por misioni është i njëjtë: të fitohet për të siguruar një vend në fazën play-off të Champions League dhe për të vazhduar ëndrrën për t’u futur mes tetë ekipeve më të mira. Milan dhe Juventus, të cilët sonte do të përballen respektivisht me Crvena Zvezda dhe Manchester City në shtëpi, kanë në fakt një rezultat të vetëm të mundshëm, pasi renditja po zgjatet dhe vazhdojnë të jenë të pranishme të paktën tre “të papritura” – Brest, Aston Villa dhe Leverkusen – që po trazojnë llogaritë për kualifikim dhe po detyrojnë të gjitha rivalet të vrapojnë.

Misioni i Milanit dhe Juves, duhet thënë, për sa i ndërlikuar mund të duket, është gjithçka përveçse i pamundur. Sigurisht, sidomos për bardhezinjtë, mbetet e panjohura se çfarë lloj City do të kenë përballë. Megjithatë, forma jo e shkëlqyer e ekipit të Guardiolës kohët e fundit lë shpresë për një ndeshje të ekuilibruar, të luftuar dhe, për këtë arsye, të fitueshme.

BARDHEZINJTË NË KËRKKIM TË IDENTITETIT
Motta, nga ana e tij, duket se është gjithmonë në kërkim të një identiteti të qartë dhe duhet të përballet, edhe sonte, me mungesa të shumta që po e vështirësojnë rrugëtimin e tij edhe në kampionat. Misioni i parë është, pra, të kapërcehet “X”-i nga i cili skuadra e tij duket se po vuan. Edhe pse ndaj një kundërshtari të ndërlikuar, nata e Champions dhe mbështetja e tifozëve në Stadium mund të jenë në një farë mënyre kura, pavarësisht formacionit emergjent, sidomos në mbrojtje, ku mungesa e Cambiasos, i rikuperuar të paktën për stolin, mund të ndihet. Gjë pozitive është rritja e Koopmeiners-it dhe dëshira për të lënë gjurmë nga ana e Vlahovic.

Juventus nis nga 8 pikë: me 11 pikë, play-off-i do të ishte pothuajse i sigurt dhe dy ndeshjet e mbetura (në transfertë ndaj Club Brugge dhe në shtëpi ndaj Benfikës) mund të sigurojnë kalimin direkt në Top Eight. Kështu, sonte është një natë më vendimtare se kurrë.

MILAN KA NEVOJË PËR TRE FITORE
Situata është pak më ndryshe për Milanin, që nis nga 9 pikët e grumbulluara falë tre fitoreve radhazi në Champions. Kuqezinjtë kundër Crvena Zvzda kanë një rezultat të vetëm të mundshëm, pasi kalendari (pas serbëve janë Girona në shtëpi dhe Dinamo e Zagrebit në transfertë) u hap dyert për të shkuar në fazën e 1/8-ve. Me tre fitore, Milan do të shmangte play-off-in dhe do të siguronte një vend mes tetë më të mirëve, por nuk mund të lejojë asnjë hap të gabuar, sepse me dy fitore dhe një barazim, me 16 pikë, ekziston rreziku të bjerë jashtë Top Eight.

Pa Pulisic-in, Fonseca i rikthen Loftus-Cheek-un dhe i beson pjesës tjetër të të zakonshmëve, me Leaon dhe Moratën që duhet të bëjnë diferencën dhe të thyejnë rezistencën e Yllit të Kuq. Një skuadër e çuditshme dhe e paparashikueshme, sepse është e vërtetë që ka pësuar shumë gola (nga Barcelona, Interi dhe Monako), por është gjithashtu e vërtetë që, në ndeshjen e fundit, i shënoi pesë gola Stutgartit, të njëjtit Stutgart që disa javë më parë mundi Juven. Kujdes maksimal, pra. Sepse ka vetëm një rezultat të mundshëm dhe nuk ka vend për gabime.

League Stage Champions League
18:45 Atletico Madrid – Slovan Bratislava
18:45 Lille – Sturm Graz
21:00 AC Milan – FK Crvena Zvezda
21:00 Arsenal – AS Monaco
21:00 Benfica – Bologna
21:00 Borussia Dortmund – Barcelona
21:00 Feyenoord – Sparta Prague
21:00 Juventus – Manchester City
21:00 VfB Stuttgart – Young Boys

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top