Berisha: Do të garantojmë votimin e diasporës, çdo votë do të numërohet

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar votën e emigrantëve duke e cilësuar si një akt themelor për shtetin shqiptar. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Berisha vë theksin në tentativat e qeverive. Sipas Berishës, qeveria po bën gjithçka për manipulimin dhe vjedhjen e votës.

Berisha thekson se përpjekja e demokratëve është të grantojnë integritetin e procesit të votimin. Lideri i opozitës tha se për këtë po punohet me një grup të kualifikuar për rregulla më të qarta që të mundësojnë numërimin e votave të emigrantëve.

“Vota e emigrantëve është akt themelor për shtetin shqiptar, pasi u respektohet e drejta e votës të gjithë shqiptarëve kudo ku janë.

Ka 2 drejtime, së pari qeveria po bën gjithçka për manipulimin dhe vjedhjen e votës. Ka ngarkuar në këtë procves eksponentin më të inkriminuar në politikë pas Ramës, Taulant Ballën, i cili del i implikuar, jo me hamdendje por me fakte të pakundërshtueshme, në një sëri krimnesh që përbëjnë vepër të rëndë penale. Lidhjet e tij me botën e krimit janë më të forta, ndaj u ngarkua vetëm që ta bazojë të bandat dhe grupet kriminale që financohen nga paratë e krimit.

Dhe së dytri kërcënoi dhe shqiptarët jashtë e brenda për të votuar PS. Përpjekja jonë, është të garantojmë integritetin e procesit të votimit, transparencën dhe pamundësinë e ndërhyrjes nga qeveria. Po punojnë udhëzuesit, rregullat dhe një grup më i kualifikuar që kemi, po punon për rregulla sa më të qarta. Do bëjmë gjithçka që vota e emigrantëve të numërohet.”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top