Formimi i qeverisë së re franceze, Macron rifillon konsultimet me të majtët

Presidenti francez Emmanuel Macron ka rinisur takimet me liderët e partive, në funksion të formimit të qeverisë së re. Sipas mediave të huaja, Francois Bayrou është ende kandidat potencial për postin e kryeministrit, megjithëse ka pasur një kundërshti nga e majta.

Si socialistët, të cilët gjithashtu kanë hapur negociatat me Macron për qeverinë e re, ashtu edhe kologët e udhëhequr nga Marine Tondelier, hedhin poshtë hipotezën e emërimit të Bayrou, duke kujtuar se qendra nuk i fitoi zgjedhjet legjislative dhe është një personazh që mishëron vazhdimësinë politike të Macron.

Kundër saj për arsye të ngjashme është edhe Raphael Glucksmann, i cili është aktiv në Partinë Socialiste franceze me lëvizjen e tij “Place Publique”.

“Nëse mund të ndihmoj që vendi të dalë nga kjo situatë, do ta bëj”, theksoi mbrëmë Bayrou, kreu i MoDem, partia që mbështet shumicën e qeverisë.

Ishte liderja e të Gjelbërve, Marine Tondelier, deklaroi se Bayrou nuk i fitoi zgjedhjet dhe se nëse duhet të ketë një politikë që është afër asaj që fitoi zgjedhjet, atëherë mund të emërojë kryeministrin. Nga ana tjetër, socialisti Boris Vallaud ka deklaruar se ”nëse nuk ka kryeministër të majtë, ne nuk do të marrim pjesë në qeveri”.

Në zgjedhjet legjislative në fillim të korrikut të thirrura nga Macron pas shpërndarjes së Parlamentit, Fronti i Ri Popullor (të Gjelbërit, Socialistët, Komunistët dhe Franca Insoumise) fitoi edhe pse larg shumicës absolute.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top