Humbi derbin me Rashicën e Muçin, Mourinho rrezikon shkarkimin nga Fenerbahce

Derbi i humbur kundër Besiktas ku luan Ernest Muçi e Milot Rashica e ka lënë Fenerbahce 6 pikë pas kryesuesve të Galatasaray: pakënaqësia brenda klubit është kaq e madhe sa që, nga Turqia, tashmë flitet për shkarkimin e teknikut José Mourinho, nëse nuk fiton të enjten kundër Athletic Bilbao në Europa League.

Gazetari Ozgur Sancar, korrespondent turk për AS, shkruan: “Të ardhmen e Mou te Fener mund ta vendosë ndeshja kundër Athletic: me ekipin që është pas në kampionat dhe tashmë jashtë Kupës së Turqisë, nëse nuk kualifikohet për çerekfinalet e Europa League, atëherë drejtuesit mund të reflektojnë për trajnerin portugez”.

Fenerbahce ka regjistruar 10 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje në kampionat, por Galatasaray i lojtarëve si Osimhen, Mertens dhe Icardi (i cili tani është i dëmtuar) nuk ka humbur asnjëherë dhe me 12 fitore, përfshirë fitoren 3-1 pikërisht në fushën e skuadrës së Jose Mourinho, dhe dy barazime, udhëheq SuperLigën turke me 6 pikë më shumë se rivali i tij.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top