Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Për javën përpara vendi ynë do të ndikohet nga një qendër e thellë e presionit të ulët që ndikon jo vetëm mbi vendin tonë por edhe në pjesën më të madhe të Evropës. Nuk do të mungojnë ditët me reshje shiu, në relievet malore reshjet e dëborës ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore do të ketë edhe ditë me diell (kthjellime afatshkurtra).

Në këtë mënyrë, për ditën e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë zonave të ulëta. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jug reshjet me intensitet të ulët deri mesatar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top