Goli i dytë radhazi, sulmuesi shqiptar bën “bomberin” te Standard Liege

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri, po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa ka shënuar gol edhe në ndeshjen e dytë rresht për Standard Liezh, në elitën e futbollit belg.

25-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 45-të në duelin ndaj Leuven, pas asistit të Kamara.

Standard Liezh barazoi 1-1 ndaj Leuvenit, kurse Zeqiri u zëvendësua shtatë minuta para fundit. Në kampionatin aktual belg, Zeqiri ka shënuar gjashtë gola dhe e ka një asistim.

Standard Liege ka 21 pikë pas 17 ndeshjeve, duke u pozicionuar në vendin e shtatë. Zeqiri është padyshim një nga lojtarët më në formë të skuadrës belge.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top