Tjetër hap fals i Juventusit në Serie A, barazon ndaj Bolonjës

Juventusi ka shpëtuar nga një turpërim në shtëpi, teksa ka ruajtur pathyeshmërinë në Serinë A në këtë edicion falë një goli në minutën e 92-të. Por gjithsesi, skuadra e Tiago Motës vazhdon të jetë e abonuar me barazimet dhe sot ndaj Bolonjës, regjistroi të 9-in e këtij edicioni, të tretin radhazi në kampionat.

Përballë ish-skuadrës së trajnerit të juventinëve, gjithçka nisi keq për bardhezinjtë, që shpëtoi fillimisht nga shtylla, e më pas u ndëshkua nga goli i Ndoj.

Vetë Tiago Motën nuk e mbanin nervat gjatë gjithë ndeshjes dhe ai u ndëshkua me karton të kuq në startin e pjesës së dytë, teksa më pas pa nga tribuna se si ekipi i tij pësoi edhe golin e dytë nga Pobega.

Nga tribunat nisën kontestimet e tifozëve dhe kjo solli një reagim nga bardhezinjtë, të cilët shkurtuan diferencën me Kopmainers.

Me aktivizimin e emrave si Jilldiz, Turam, Savona e Mbangula, bardhezinjtë shtynë përpara dhe në shtesë gjetën barazimin e Mbangula.

Një barazim që shmang humbjen. por që sheh edhe më shumë kreun e renditjes t’i largohet, duke vënë në rrezik edhe pjesëmarrjen në Champions në situatën aktuale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top