Leverkusen fiton me rezultat të ngushtë, edhe Xhaka kontribuon me një assist

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore 2:1 në shtëpi ndaj St. Paulit, në kuadër të javës së 13-të në Bundesligë.

Florian Wirtz kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë pas asistit nga Granit Xhaka.

Epërsia e vendasve u dyfishua në minutën e 21-të kur Jonathan Tah realizoi.

Krejt çfarë arritën të bënin mysafirët ishte goli i ngushtimit të rezultatit nëm intuën e 84-të nga Guilavogui.

Me këtë fitore, Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e tretë, shtatë më pak se Bayern Munich që prin.

Në anën tjetër, St. Pauli mbetet i 15-ti me 11 pikë gjithsej./gazetaexpress

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top