Diplomati turk bëhet shef i OSBE-së – përse e mbështetën edhe shtetet rivale si Greqia e Armenia?

Një diplomat i lartë turk është emëruar sekretar i ri i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE [në shqip OSBE]) me mbështetje unanime nga 57 vendet pjesëmarrëse, përfshirë Greqinë, Armeninë dhe Qipron, transmeton Gazeta Metro.

Turqia dhe Greqia, si pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët, avancuan së bashku ish-Ministrin e Jashtëm turk Feridun Sinirlioglu për këtë post, ndërkohë që Greqia e nominoi Maria Telalian për Zyrën e Institucioneve Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut në OSCE.

Dy shtetet kanë forcuar lidhjet e tyre që nga viti i kaluar, e shënuar nga vizita të shpeshta dhe përpjekje për të zgjidhur çështje të vjetra dypalëshe.

Një zyrtar turk, duke folur në kushte anonimiteti, tha: “Ky është rezultat dhe tregues i afërsisë së fundit në marrëdhëniet greko-turke.”

Sinirlioglu u zgjodh për këtë post të premten gjatë një samiti në Maltë.

OSCE ka qenë pa sekretar të përgjithshëm që nga viti 2023 për shkak të luftës në Ukrainë dhe tensioneve të vazhdueshme mes fuqive perëndimore dhe Rusisë dhe aleatëve të saj.

Burimet turke besojnë se vendimi unanim për të mbështetur kandidatin turk reflekton besimin ndërkombëtar në Ankaranë zyrtare.

Përpjekjet diplomatike aktive dhe konstruktive të Ankarasë për të adresuar krizat në Ukrainë, Azerbajxhan dhe rajone të tjera kanë qenë në qendër të agjendës ndërkombëtare në vitet e fundit.

Veçanërisht, Armenia dhe Qiproja – vende me marrëdhënie historikisht të tensionuara me Turqinë – nuk e kundërshtuan emërimin dhe madje i dhanë mbështetje.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Turqisë e përgëzoi Sinirlioglu, duke theksuar se zgjedhja e tij me konsensus reflekton njohjen ndërkombëtare të “prestigjit të Turqisë, politikës së saj të jashtme dhe diplomacisë aktive” në zgjidhjen e krizave globale.

Në karrierën e tij prej më shumë se 30 vjetësh, Sinirlioglu ka mbajtur shumë pozita, duke përfshirë rolin e tij të fundit si Koordinator i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top