Partia e Lirisë dërgon shkresën në KQZ: Kryetar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Sali Berisha

Partia e Lirisë është treguar bujare me Sali Berishën, që është pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke i dhënë postin drejtues të koalicionit.

Në shkresën dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thuhet se kryetari i koalicionit është Sali Berisha.

Pasi humbi të drejtën për të përdorur logon e partisë Demokratike, Berisha vendosi që të hyjë në zgjedhje, duke krijuar koalicion me Partinë e Lirisë, të drejtuar nga Ilir Meta. Por, emri i këtij të fundit nuk është në fletën e votimit për këshillat bashkiakë, si drejtues i partisë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ankimoi vendimin e Ilirjan Celibashit, për të lënë bosh vendin ku duhet të ishte drejtuesi i këtij koalicioni. Këtë pasdite, teksa po shqyrtohej ankimimi në mbledhjen e Komisionit Ankimimeve dhe Sanksioneve, në KQZ mbërriti shkresa e PL-së, që thotë se drejtuesi i koalicionit është Berisha. Shkresa mban firmën e përfaqësuesit ligjor të koalicionit, Endrit Braimllari.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top