Provokimi i tifozit tërbon teknikun e City: Guardiola mezi mbahet nga shoqëruesit

Një video befasuese në rrjetet sociale duket se tregon një tifoz të Liverpool, që provokon spanjollin Pep Guardiola. Trajneri i Manchester City reagon me kërcënim dhe kërkon konfrontimin fizik me tifozin, gjë që u shmang nga ndërhyrja e kujdesshme e shoqëruesve të spanjollit.

Guardiola pësoi humbjen e gjashtë në shtatë ndeshje jashtë fushe ndaj Liverpool fundjavën e kaluar, duke mbetur 11 pikë pas ekipit të drejtuar nga Arne Slot. Kështu, mbrojtja e titullit të Manchester City është në një gjendje kritike. Gjatë ndeshjes, tekniku u përball me tallje të pamëshirshme nga tifozët e Anfield, të cilëve iu përgjigj duke ngritur gjashtë gishta për të treguar numrin e titujve të Premier League që ka fituar.

Tani, një video e shpërndarë nga llogaria e tifozëve të Liverpool Spion Kop në X, duket se tregon spanjollin duke reaguar ndaj një tifozi në rrugë. Videoja, që duket e pabesueshme, është filmuar jashtë Embankment Kitchen në Manchester, pasi Guardiola dhe ekipi i tij ishin kthyer nga Merseyside. Në video, Guardiola shihet duke ecur në rrugë, kur një person prapa kamerës i drejtohet me një theks liverpulas: “Mirë shoku, vetëm sepse humbe”.

Guardiola më pas kthehet dhe reagon furishëm, duke u detyruar të mbahet nga tre burrat që po e shoqëronin, ndërsa ai thërret diçka të pakuptueshme teksa largohet nga rruga.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top