Komisioni i Venecias shqyrton sot mandatin e Olta Xhaçkës

Në seancën e sotme plenare Komisioni i Venecias do të shqyrtojë kërkesën e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.

Komisioni i Venecias merr sot në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës. Në seancën e sotme plenare të Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit i njohur si Komisioni i Venecias do të shqyrtohet kërkesa e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Shumica e shikon një ngërç të krijuar në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese, për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.

Kërkesa u përcoll në shtator të këtij nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy Malaurie pas votimit të socialistëve në seancën e 13 shtatorit 2024 ku me votë deputetët socialistë penguan për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetes socialiste, ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët në atë seancë abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 votuan kundër. Ndërkohë një mision faktmbledhës u caktua nga komisioni për të dëgjuar palët.

Kryetarja e Kuvendit iu drejtua Komisionit të Venecias një letër për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Opinioni nga Komisioni i Venecias kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit.

Ndërkohë dje në seancë parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e parlamentit se po mbante të fshehur draft opinionin e komisionit të Venecias dhe se nuk kishte ftuar pjesëtarë të opozitës të ishin pjesë e grupit që do të jenë sot në Komisionin e Venecias. Spiropali në replikë tha se nuk e kishte shpërndarë draftin pasi nuk ishte publik dhe se opozitën nuk e kishte ftuar se pasi këta të fundit i kishin refuzuar ftesat

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top