Arrestohet murgesha mafioze në Itali, e përfshirë në grupin kriminal “Ndrangheta”

Një murgeshë, Motra Anna Donelli, është ndër 25 të arrestuarit në një hetim nga Prokuroria e Breshas kundër një grupi të dyshuar kriminal të lidhur me ‘Ndrangheta-n’.

Sipas akuzës, murgesha ishte “në dispozicion të shoqatës për të garantuar lidhjen me bashkëpunëtorët e ndaluar në burg”. Mes të arrestuarve janë edhe ish-këshilltarë bashkiak të Breshas.

25 personat e arrestuar akuzohen për zhvatje, trafik armësh dhe droge, tregti mallrash të vjedhura, fajde, krime tatimore dhe pastrim parash. Të përfshirët akuzohen favorizuar bandën e Tripodit të Kalabrisë, “si për të përfituar përfitime të paligjshme financiare ashtu edhe për të ruajtur dhe forcuar kapacitetin operacional të shoqatës dhe reputacionin kriminal të grupit kriminal”.

57 vjeçarja Anna Donelli, vullnetare në burgun e Breshias dhe shpesh arbitronte edhe ndeshjet e kalçetos mes të rinjve, dyshohet se ka pasur një rol kyç në pastrimin e parave dhe fshehjen e të kërkuarve të drejtësisë. Ajo u zbulua pas hetimeve disa mujore dhe lajmi ka bërë xhiron e rrjetit në pak orë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top