Parashikimi i motit për diten e sotme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat në zonat veriore dhe Jugperëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të shtojë vranësirat dhe lagështirën në ajër në të gjithë territorin shqiptar, duke rritur mundësinë për reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlera ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Kosova
Pjesa më e madhe e territorit të Republikës së Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites. Por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë reshje shiu e dëbore, më të theksuara reshjet do të jenë në skajin verior dhe veriperëndimor. Parashikohet që edhe gjatë natës vranësirat dhe reshjet të mbeten prezent në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 9°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Verilindor.

Maqedonia e Veriut
Do të vijojë pjesa më e madhe e territorit të Republikës së MV nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurta me kthjellime, por orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin prezencë më të shpeshtë të vranësiraveduke gjenruar rehje shiu e dëbore por në sasi të pakta. Më të dukehsme reshjet priten në zonat jugore dhe jugperëndimore. Parashikohet që edhe gjatë natës vranësirat dhe reshjet të mbeten doiminante në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga -1°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 11°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë, era do të paraqitet mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Evropa
Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar në Europën veriperëndimore me ndikim deri në qendër të kontinentit do të sjellë vranësira, reshje të dendura shiu dhe dëbore përkatësisht në ishujt britanikë, Europën qendrore si edhe rajonin e Ballkanit. Po ashtu do të vijojnë reshjet e dëborës dhe ngricat për vendet Skandinave si edhe Europën Lindore ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqiten vetëm dy gadishujt, gadishulli Iberik si edhe gadishulli Apenin

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top